Zyrtare: Thiago Silva dhe Oliver Giroud vazhdojnë kontratën me Chelsean

Skuadra e Chelseas pasi fituan Ligën e Kampionëve është përkujdesur që të shpërblej disa futbollistë me zgjatje kontrate.
Thiago Silva dhe Oliver Giroud kanë zgjatur kontratën me kampionët e Evropës edhe për 1 sezon, transmeton Indeksonline.
Dyshja ishin tejet të rëndësishëm në suksesin e Chelseas këtë sezon.
Thiago Silva e stabilizoi mbrojtjen e londinezëve, kurse Giroud shënoi golin e rëndësishëm kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/