75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 16 Tetor 2024 / G T

Zyrtare: Thomas Tuchel bëhet trajner i Anglisë, merr me vete edhe asistentin e tij

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel edhe zyrtarisht është emëruar në stolin e Kombëtares së Anglisë.

Ish-trajneri i Bayern Munchen, Chelseat dhe Paris Saint-Germain nga janari i vitit 2025 do të jetë në stolin e “Tre luanëve”, shkruan Indeksonline

Tuchel ka marrë me vete te Kombëtarja edhe asistetin, Anthony Barry – të cilin e kishte te Chelsea dhe Bayern Muncheni.

Kjo dyshe fillon punën më 1 janar të vitit 2025, ku do të fillojë para-kualifikimet në Kupën e Botës 2025 që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

“Jam shumë i lumtur që më është dhënë mundësia për të qenë trajner i Anglisë. Unë kam lidhje emocionale me këtë vend dhe më ka dhënë disa momente të pabesueshme. Është një privilegj i madh dhe jam i lumtur që do të punojë me këtë grup të veçantë dhe të talentuar.

“Duke punuar me asistetin tim, Anthony – ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Anglinë të suksesshme”, u shpreh Tuchel.

Kujtojmë se Tuchel do e zë vendin e Lee Carsley, ky i fundit u ul në stolin e “Tre Luanëve” pas shkarkimit të Gareth Southgate./Indeksonline/