75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Tifozë të Arsenal, bëhuni gati për “Partey”

Skuadra e Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ganez, Thomas Partey.

Ganezi do ta veshë fanellën me numër 18 dhe do t’i bashkohet Arsenalit javën tjetër, pas ndeshjeve të kombëtarëve, transmeton Indeksonline.

Partey sezonin e fundit luajti tek ekipi i Atletico Madrid. Në të kaluarën ai ka luajtur për ekipet si Mallorca dhe Almeria./Indeksonline/