Zyrtare: Tjetër largim nga Arbëria, Agon Llugiqi “divorcohet” me “Stuhinë e Kuqe”

Klubi i Arbërisë pas rënies nga Superliga ka filluar të humbas disa nga futbollistët më të mirë që i kishte në ekip.
Futbollisti, Agon Llugiqi ka lajmëruar se nga sot nuk është më pjesë e klubit të Arbërisë, transmeton Indeksonline.
Llugiqi ka treguar në postimin e tij se do të filloj një aventurë , për të cilën do të njoftoj në ditët në vijim.
Postimi i plotë:
Të dashur shokë dhe dashamirë,
Pas disa viteve të kaluara në mënyrën më të mirë të mundshme në klubin e zemrës dhe shtëpinë time, Arbërinë dhe pas një sezoni historik ku arritëm synimin që të flitet për “Stuhinë e Kuqe” anë e mbanë Kosovës dhe të luftojmë deri në fund si të barabartë ndaj çdo skuadre të madhe të elitës, ka ardhur koha t’iu njoftoj se kam përfunduar kontratën me klubin dhe duke nisur qysh nga kjo verë do të nis një aventurë të re, për të cilën do iu njoftoj në ditët në vijim.
Faleminderit për gjithçka,i juaji Agon Llugiqi