11:49 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Tottenham Hotspur vazhdon të luajë ende ne Wembley, tregon datën kur transferohen në stadiumin e ri

Tottenham Hotspur kanë komunikuar sot lajmin se do të vazhdojnë t’i zhvillojnë ndeshjet si vendas në stadiumin “Wembley” edhe për katër ndeshjet e ardhshme së paku.

Ndeshjet në Premier League ndaj: Watford, Newcastle United dhe Leicester City dhe ndeshja kundër Borussia Dortmund në kuadër të Champions League do të zhvillohen në stadiumin e Wembley, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i klubit, Daniel Levy në një komunikatë zyrtare është shprehur: “Unë dua t’iu kërkoj falje fansave tanë dhe njëkohësisht t’i falënderoj përzemërsisht për durimin e vazhdueshëm të tyre. Ne do t’i caktojmë datat kur do të testohet i tërë stadiumi dhe do të ofrojmë më shumë informacione në dy ose tri javët e ardhshme”.