75 Mall Live Search
11:44 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Zyrtare: Tottenham transferon portierin e Atalantas

Skuadra e Tottenham ka zyrtarizuar një transferim sot.

Portieri i Atalantas, Pierluigi Gollini është huazuar për një sezon tek Spurs, transmeton Indeksonline.

Ekipi londinez ka mundësi që në fund të sezonit ta blej plotësisht kartonin e Gollinit.

Synimi kryesor i Spurs në këtë merkato është mbajtja në skuadër e sulmuesit, Harry Kane./Indeksonline/