Zyrtare: Tottenhamit i rikthehet futbollisti më i mirë
Tottenham do të jetë i plotë në finalen e Madridit të shtunën.
Spurs ka njoftuar se sulmuesi i tyre, Harry Kane është rikthyer në skuadër dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Liverpool.
Ylli anglez pësoi një lëndim në ndeshjen çerekfinale kundër Manchester Cityt.
Ai nuk ishte i gatshëm të ndihmoj skuadrën në gjysmëfinalet kundër Ajax, por do të jetë gati për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. /IndeksOnline/
