Zyrtare: Tovërlani largohet nga Feronikeli

Klubi i Feronikelit ka lajmëruar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Afrim Tovërlani.
“Toki” dje pas ndeshjes tha se do të largohet pasi të bisedoj me presidentin e klubit, transmeton Indeksonline.
Pas bisedimeve me bordin dhe presidentin, Tovërlani ndau rrugët me klubin nga Drenasi.
Feronikeli i ka uruar fat Tovërlanit në rrugëtimin e tij të ri./Indeksonline/