Zyrtare: Trepça 89 bën goditjen e madhe, transferon gjigantin nga Maqedonia e Veriut

Klubi i Trepçës 89 ka zyrtarizuar transferimin më të ri.
Bëhet fjalë për maqedonasin, Darko Tofiloski, transmeton Indeksonline.
Tofiloski luan në pozitën e portierit dhe nuk është hera e parë që do të jetë në Superligën e Kosovës.
Ai së fundmi ishte pjesë e FC Dritës, kurse në të kaluarën ka luajtur në Ligën e Parë të Zvicrës, Superligën e Armenisë dhe atë të Maqedonisë së Veriut./Indeksonline/