22:23 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Treshja e Barcelonës ribashkohet te Inter Miami

Ish-futbollisti i Barcelonës, Jordi Alba karrierën do ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mbrojtësi spanjoll është zyrtarizuar si futbollist i ri i Inter Miamit, shkruan IndeksOnline.

Alba ka nënshkruar kontratë një vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Ai kështu do të ribashkohet me shokët e tij te Barcelona, Lionel Messin dhe Sergio Busquets./IndeksOnline/