11:15 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / B O

Zyrtare: Tyson Fury gjen kundërshtarin e tij për titull të botës, nuk është Joshua

Kampioni i Botës në peshat e rënda në boks, Tyson Fury e ka zyrtarizuar mecin e radhës për ta mbrojtur titullin.

BT Sport përmes rrjeteve sociale ka zbuluar kundërshtarin e Furyt, i cili do të jetë Derek Chisora.

Kjo luftë do të zhvillohet në stadiumin e Tottenham Hotspur më datën 3 dhjetor.

Kujtojmë që ishte bërë një përpjekje të një meci të mundshëm mes Furyt dhe Anthony Joshua – por marrëveshja nuk ishte arritur.