Zyrtare: UEFA cakton datën e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

Është caktuar data e ndeshjes gjysmëfinale të Play-off në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
UEFA ka vendosur që ndeshja do të luhet me 8 tetor të këtij viti në stadiumin e Shkupit, shkruan Indeksonline.
Fituesi i kësaj ndeshje do të luaj në finale me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.
Vetëm një nga të katër skuadrat mund të fitoj biletën për Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm. /IndeksOnline/