Zyrtare: UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Juventus – Real Madrid
UEFA ka caktuar gjyqtarin për super ndeshjen e çerekfinales së Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit.
Këtë takim do ta gjykoj arbitri i njohur, Cyneyt Cakir, transmeton IndeksOnline.
Cakir ishte përgjegjës në disa takime për dy klubet këtë sezon në garat europiane.
Ai njihet për lejimin e një loje të ashpër, dhe për kartona të kuq të befasishëm!
Ndeshja mes Juves dhe Madridit zhvillohet të martën nga ora 20 e 45 në stadiumin “Allianz Stadium”./IndeksOnline/