17:25 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

ZYRTARE: UEFA e konfirmon se do të ketë tifoz në EURO 2020!

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka dhënë një lajm fantastik për tifozët.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, UEFA ka treguar se ka lejuar 25 për qind të kapacitetit të stadiumit ‘Olimpico’ në Romë të jetë i mbushur me tifozë në Kampionatin Europian, shkruan IndeksOnline

EURO 2020 ishte i paraparë të zhvillohet vitin e kaluar por për shkak të pandemisë Covid-19 u shty për qershorin e këtij viti.

‘Olimpico’ do të jetë një nga stadiumet pritëse për kompeticionin më të madh në futbollin e shteteve europiane.

Kujtojmë që EURO 20 nis më 11 qershor./IndeksOnline/