14:16 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / G T

Zyrtare: UEFA-ja vendos stadiumet për finalet e vitit 2026 dhe 2027

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka vendosur stadiumet për finalet në dy vjetët e ardhshëm, 2026 dhe 2027.

Në vitin 2026, finalja e UEFA Champions League do të zhvillohet në “Puskas Arena” në Budapest, shkruan Indeksonline

Kurse në vitin 2027 në “San Siro”, por që ende nuk është bërë zyrtare për shkak se parashihet rinovimi i stadiumit.

Në UEFA Europa League, dy finalet vitet e ardhshme do të zhvillohen në “Park Besiktas” në Stamboll në vitin 2026 dhe në vitin 2027 në Frankfurt.

Kurse UEFA Conference League si nikoqir të finaleve do t’i ketë dy shtetet: Leipzig “RB Arena” në vitin 2026 dhe Stamboll “Parku Besiktas” në vitin 2027./Indeksonline/