75 Mall Live Search
12:09 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Zyrtare: UEFA ndryshon orarin e finales në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka ndryshuar orarin e finales së madhe të Ligës së Kampionëve.

Finalja e sezonit 2025/26 do të zhvillohet në Budapest nga ora 18:00 dhe jo 21:00 qysh jemi mësuar t’a shohim gjithmonë, shkruan Indeksonline

Ky vendim vjen për të përmirësuar dukshëm shikueshmërinë. Përveç kësaj, tifozët tani do kenë mundësi të festojnë dhe të diskutojnë rreth finales.

Kujtojmë që sot nga ora 18:00 hidhet edhe shorti i fazës së ligës për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/