75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

Zyrtare: UEFA vendos/ Ajaxi s’mund ta përdorë Hallerin në UEFA Europaligë

Skuadra e Ajaxit përmes një komunikate sot ka treguar se Sebastian Halleri nuk mund të luajë në ndeshjet e UEFA Europa League.

Klubi holandez para disa dite çoi listën e lojtarëve në UEFA, por gabimisht ata nuk e shkruan emrin e transferimit 22-milionësh, Sebastian Haller, shkruan IndeksOnline.

Pas shumë përpjekjeve që emri i sulmuesit të vendoset në listë, sot Ajaxi ka marrë vendim zyrtar nga UEFA-ja, se lojtari në fjalë nuk mund të futet në listë.

Lojtari u transferua në Ajax, më 8 janar nga klubi i West Hamit.

“Pavarësisht përpjekjeve për ta bërë Hallerin të luajë në UEFA, sot klubi mori një mesazh përfundimtar se lojtari nuk mund të shtohet në listë”, shkruhet në njoftimin e Ajaxit./IndeksOnline/