75 Mall Live Search
16:38 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / G T

Zyrtare: UEFA vendos përfundimisht për fatin e Prestiannit

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, ka konfirmuar vendimin për të refuzuar apelin e paraqitur nga Benfica në lidhje me pezullimin e lojtarit të ri argjentinas, Gianluca Prestianni.

Sipas konfirmimit zyrtar, pezullimi i përkohshëm mbetet në fuqi, çka do të thotë se Prestianni nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e sontme, shkruan Indeksonline

Talenti i ri nuk do të paraqitet në përballjen ndaj Real Madrid në stadiumin “Santiago Bernabéu”.

Vendimi i UEFA-s është përfundimtar për këtë ndeshje, ndërsa mbetet të shihet nëse Benfica do të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë në vijim./Indeksonline/