Zyrtare: Ulpiana bën goditjen e madhe, transferon brazilianin Marclei Santos

Klubi i inkuadruar në Superligën e Kosovës, Ulpiana ka bërë një transferim bombastik në afatin kalimtar.
Ish-futbollisti i Arbërisë dhe Feronikelit, Marclei Santos është bërë transferimi më i ri i klubit nga Lipjani, transmeton Indeksonline.
Ulpiana ka zyrtarizuar transferimin e brazilianit, i cili edhe pse kishte oferta tjera, vendosi që të mbetet në qytetin e Lipjanit dhe të transferohet tek Ulpiana.
Marclei pati një sezon tejet të mirë me Arbërinë dhe Feronikelit. /Indeksonline/