Zyrtare: Ulpiana nënshkruan me talentin e Ballkanit

KF Ulpiana tashmë ka filluar përgatitjet për edicionin e ri që do ta zhvillojë në Ligën e Parë.
Lipjanasit kanë prezantuar edhe transfermin e dytë në merkaton verore.
Alket Bajrami është transferimi i ri i skuadrës që vitin e kaluar garoi në Superligën e Kosovës.

18-vjeçari luaj në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe së fundmi ishte pjesë e Ballkanit U19.
Mesfushori i talentuar ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Ulpianën.
Njoftimi i plotë nga KF Ulpiana:
MIRESEVJEN, ALKET BAJRAMI
Në ambientet e klubit, kryetari bardhekaltert, Jeton Gashi dhe futbollisti Alket Bajrami kanë firmosur kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi.
#ForcaUlpiana #krenariaeqytetit #95vjetklub #ultrastigrat