75 Mall Live Search
22:09 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zyrtare, Valencia emëron trajnerin e ri

Javi Garcia është zyrtarisht trajneri i ri i Valencia.

Spanjolli nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me “Los Che”, të cilët e mbyllën La Ligan në vendin e 9-të, jashtë zonës që do t’u jept

e mundësi të luanin në Europa League sezonin e ardhshëm. Pronari i Valencias, Peter Lim, i ndezi dritën jeshile presidentit Anil Murthy për emërimin e ish-trajnerit të Watfordit.

Ai ka përvojë në futbollin spanjoll edhe me ekipe të tilla si Malaga, Osasuna e Almeria. Garcia i ka bindur drejtuesit e Valencias me vizionin e tij për klubin në një takim që u zhvillua javën e kaluar.

Objektivi i këtij projekti të ri është që të kthejë skuadrën në Ligën e Kampionëve.