Zyrtare: Valon Behrami nënshkruan me këtë skuadër
Mesfushori shqiptar Valon Behrami është larguar nga kampionati italian, përkatësisht nga Udinese.
Ai është transferuar në Zvicër te Sioni me të cilin ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare.
Skuadra e Sionit në faqen zyrtare e ka cilësuar këtë transferim si ‘lëvizje të bukur’ duke transferuar një lojtar me eksperiencë si Behrami që ka luajtur mbi 400 ndeshje profesionale dhe shumë turne të rëndësishme me kombëtaren e Zvicrës.
34 vjeçari më parë ka luajtur te skuadrat e njohura evropiane si, Napoli, Genoa, West Ham, Watford, Hamburg etj.
/Indeksonline/