17:11 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Van der Wiel transferohet në Amerikë (Foto)

Gregory Van der Wiel është bërë me klub të ri. Ish-lojtari i Paris Saint Germain është zyrtarizuar si futbollisti më i ri i klubit nga Amerika, Toronto.

Lajmin për transferimin e mbrojtësit holandez e konfirmoi edhe klubi amerikan përmes rrjeteve sociale, transmeton IndeksOnline.

29-vjeçari i cili kishte një të ardhme të ndritur, së fundi ishte pjesë e Cagliarit, ku bëri gjashtë paraqitje në të gjitha garat.

Van der Wiel luajti edhe për klube si Ajax dhe Fenerbahce./IndeksOnline/