Zyrtare: Van Nistelrooy rikthehet te Manchester Unitedi

Ruud van Nistelrooy është rikthyer përsëri në Angli, te Manchester Unitedi. Ish-ylli i njohur holandez, do të jetë ndihmës i ri i trajnerit te Man. Unitedi.
Ruudi është rikthyer me një rol të ri si pjesë e stafit të trajnerit të Erik ten Hagut.
Pavarësisht propozimeve për të qenë trajner diku tjetër, Ruud van Nistelrooy ka vendosur të kthehet në Old Trafford.
48- vjeçari ka qenë trajner i PSV-së në edicionin e kaluar, ndërsa sivjet kishte disa oferta në Angli./Indeksonline/