20:41 / E Martë, 27 Korrik 2021 / C E

ZYRTARE: Varane nënshkruan me Manchester United

Raphael Varane zyrtarisht është lojtar i Manchester United.

Mbrojtësi francez ka kaluar te Djajtë e Kuq nga Real Madrid për 50 milionë euro.

Lajmin e ka konfirmuar skuadra angleze përmes rrjeteve sociale.

Varane ka fituar 18 tituj me fanellën e Realit duke përfshirë 4 Champions League, 4 Kupa Botërore Klubesh, 3 Super Kupa Evropiane, 3 Leagues, 1 Copa del Rey dhe 3 Super Kupa Spanjolle.

Varane është transferimi i tretë i Manchesterit pas Sanchos dhe Tom Heatonit. /IndeksOnline/