11:59 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Vedat Muriqi prezantohet te Caykur Rizespor

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, është bërë me skuadër të re.

23-vjeçari është transferuar te skuadra Caykur Rizespor, e cila garon në Ligën e Dytë të Turiqsë.

Lajmin e transferimit e ka bërë publik faqja zyrtare e klubit turk në Tëitter.

Ish-sulmuesi i Lirisë dhe Teutës së Durrësit, Besa Kavajës, Giresunsporit dhe Gençelbirliglit, ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.

Gjatë 4 viteve e gjysmë qëndrimi në Turqi, Muriqi ka shënuar në total 33 gola. /IndeksOnline/