75 Mall Live Search
13:23 / E Shtunë, 14 Gusht 2021 / OSH

Zyrtare: Vëllai i dëshmorit Rasim Kiqina, Fejzi Kiqina kandidat i LVV-së për komunën e Drenasit

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas dje ka zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet e 17 tetorit.

Fejzi Kiqina do të jetë kandidati i LVV-së për këtë komunë, transmeton Indeksonline.

Ai është vëllai i dëshmorit, Rasim Kiqina. Lajmin e kanë bërë të ditur ish-kandidati i LVV-së për Drenas, Shemsi Elezi.

Kiqina për kundërshtarë në zgjedhjet e 17 tetorit do t’i ketë Ramiz Lladrovzin, Driton Ajazin, Arta Ahmeti-Xhylanin dhe Anduena Gllarevan./Indeksonline/