23:41 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

ZYRTARE: Venezia rikthehet në Serie A pas 19 vitesh

Skuadra e Venecias do të luajë në Serie A.

Skuadra e Venezias ka dalë triumfuese nga finalja e “Play Off-it” të Serie B.

Venezia mundi skuadrën e Cittadellas e cila kishte mposhtur Monzan në kuadër të gjysmëfinales në “Play Off”.

Në fakt, venecianët ishin duke humbur por goli i Bocalon në min 93′ të takimit doli të jetë vendimtar.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, ku në ndeshjen e parë, Venecia kishte triumfuar me rezultat 1-0 ndaj Cittadellas.

Kjo është hera e parë për venecianët që arrijnë të hyjnë në Serie A pas 19 vitesh kur skuadra ishte nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur italian, Cesare Prandelli.