75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 29 Gusht 2020 / indeksADMonline

ZYRTARE: Visar Bekaj transferohet te KF Tirana

Portieri i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj është transferimi më i ri i kampionit të Shqipërisë, KF Tirana.

Klubi i Tiranës ka informuar tifozët se Bekaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, transmeton Indeksonline.

Gardiani kosovar që nga fillimi i karrierës së tij ishte pjesë e KF Prishtinës. Pas 6 vitesh të kaluara në skuadrën nga kryeqyteti kosovar, Bekaj tashmë do të mbroj fanellën e skuadrës nga kryeqyteti i Shqipërisë./Indeksonline/