ZYRTARE: Vissel Kobe transferon mbrojtësin e Barcelonës
Vissel Kobe ka njoftuar nënshkrimin e lojtarit Thomas Vermaelen.
33-vjeçarit i përfundoi kontrata me Barcelonën këtë verë, pas pesë vitesh të kaluara në Camp Nou dhe tani ai do të bashkohet me ish shokun e tij, Andres Iniesta në Japoni, përcjellë KOsovaPress.
Vermaelen luftoi me lëndime të shumta pas bashkimit me gjigantët katalanas nga Arsenali dhe kështu ai kishte vetëm 34 paraqitje me klubin në La Liga.