17:00 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Welbeck transferohet te skuadra e Premierligës

Danny Welbeck është transferuar te Watfordi.

Sulmuesi anglez u largua nga Arsenali te skuadra e re si transferim i lirë, shkruan Indeksonline.

Ai kishte bërë vetëm 14 paraqitje në sezonin e kaluar pasi që kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e Europa League kundër Sportingut.

Welbeck bëri 142 paraqitje në gjashtë vjet në Manchester United, duke fituar titullin Premier League në 2013, para se të bashkohej me Arsenalin për 16 milionë funte ku shënoi 16 herë. /IndeksOnline/