12:05 / E Enjte, 23 Maj 2024 / G T

Zyrtare: West Ham Unitedi prezanton trajnerin e ri, si objektiv e ka sulmuesin shqiptar

Skuadra e West Ham Unitedit është bërë me trajner të ri pas largimit të David Moyes.

Rolin e trajnerit te “The Hammers” e ka marrë spanjolli, Julen Lopetegui, shkruan Indeksonline

57-vjeçari ishte i papunë që nga viti 2023, ku u largua nga Wolves.

Lopetegui ka qenë trajner i shumë skuadrave, përfshi këtu edhe Sevillan, Real Madridin, Kombëtaren e Spanjës dhe Porton.

Kujtojmë që Lopetegui si objektiv për ta sjellë në skuadrën londineze ka sulmuesin shqiptar, Armando Brojën./Indeksonline/

Image