75 Mall Live Search
18:48 / E Enjte, 01 Shtator 2022 / Gj. Sh

Zyrtare: Willian bëhet me skuadër të re, rikthehet në Premier Ligë

Ish futbollisti i Chelsea dhe Arsenalit, Willian, është transferuar te skuadra e Fulhamit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit, transmeton IndeksOnline.

Braziliani është transferuar si lojtar i lirë pas largimit të tij nga Corinthians në fillim të këtij muaji.

Willian ka nënshkruar kontratë një vjeqare me Fulhamin.

Futbollisti u shpreh i lumtur që është rikthyer në Premier Ligë.

“Jam i lumtur që jam këtu, jam i lumtur që jam kthyer në Premier League.

“Fulham është një klub i veçantë, një klub që dëshiron të përmirësohet, që dëshiron të luftojë për diçka më të madhe, kështu që unë jam këtu për të ndihmuar dhe mezi pres të filloj.”, tha Willian për FFCtv.

Kujtojmë që Willian kishte luajtur në Premier Ligë për Chelsean dhe Arsenalin.

Te blutë braziliani arriti të fitonte dy herë titullin e ligës në 2015 dhe 2017, një herë fitues i Kupës FA dhe një herë fitues i Europa League, ku Chelsea mposhti Arsenalin në vitin 2019.

Ai për shtatë sezoe sa ishte lojtar i Chelsea, bëri 339 paraqitje duke shënuar 63 gola dhe dhuroi 62 paraqitje.

Pas largimit nga ”blutë”, braziliani u trasferua te rivali lokal, Arsenali, duke qëndruar për një sezon, para se të transferohet te Corinthians.

Willian ka përfaqësuar vendin e tij në 70 raste, duke shënuar nëntë herë. Ai garoi në Kupat e Botës 2014 dhe 2018 dhe u paraqit katër herë në triumfin e tyre në Copa America 2019./IndeksOnline/