75 Mall Live Search
11:34 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Xabi Alonso bëhet trajner i skuadrës së njohur spanjolle

Ish-futbollisti i Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munchen, Xabi Alonso nga sot ka marrë pozitën e trajnerit.

Ai do ta udhëheq ekipin e të rive të skuadrës spanjolle, Real Socidad, që bën gara në divizionin e tretë.

Konfirmimin zyrtarë e ka bërë vet klubi spanjoll në rrjetet sociale.

Deri më tani, Alonso kishte udhëhequr të rinjtë e Real Madrid. /Indeksonline/