Zyrtare: Xavi njofton se do largohet nga Barcelona

Trajneri spanjoll, Xavi e konfirmon largimin nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Pas përfundimi të ndeshjes me Villarrealin, ku rezultati përfundimtar ishte 3:5 në të mirë të mysafirëve, trajneri spanjoll ka njoftuar largimin, shkruan Indeksonline
Xavi tha pas ndeshje se ka vendosur që do të largohet nga Barça në fund të këtij sezoni 2023/24.
“Kemi arritur në një pikë pa kthim. Është koha për ndryshim. Si Culé, mendoj se ka ardhur koha të largohem”.
“Kam folur me bordin dhe klubin sot. Unë do të largohem më 30 qershor”, u shpreh Xavi pas ndeshjes./Indeksonline/
🚨 Xavi: “I will leave Barcelona in June”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 27, 2024
“We have reached a point of no return. It's time for change. As a Culé, I think that it's time to leave”.
“I spoke with the board and the club today. I will leave on the 30th of June”. pic.twitter.com/PiT9gZItRQ