75 Mall Live Search
23:15 / E Diele, 22 Gusht 2021 / C E

Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Lyonit

Xherdan Shaqiri është transferuar te skuadra e Lyonit në Francë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra franceze përmes një komunikate për media.

Olympique Lyonnais është i kënaqur që më në fund ka arritur një marrëveshje parimore me Liverpoolin për transferimin e mesfushorit zviceran, Xherdan Shaqiri, i cili ishte një figurë kyçe për vendin e tij në Kampionatin Evropian të kësaj vere”, ka shkruar ndër të tjerash skuadra e Lyonit.

Përfundimi i transferimit mbetet i kushtëzuar me rezultatin e ekzaminimit mjekësor që lojtari do të kalojë këtë të hënë në mëngjes dhe përfundimin e formaliteteve të fundit administrative.

Me dy Champions League të fituara dhe me shumë tituj të ligave të ndryshme (Zvicër, Gjermani dhe Angli), Shaqiri tanimë është një nga lojtarët më me eksperiencë te skuadra e Lyonit. /IndeksOnline/