Zyrtare: Ylldren Ibrahimaj transferohet në Rusi

Futbollisti kosovar, Ylldren Ibrahimaj sot dhe zyrtarisht ka firmosur marrëveshje me klubin rus, FC Ural.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra ruse përmes një postimi në Facebook, shkruan IndeksOnline
Ai nga sot do të vesh fanellën e Ural, ku do të jetë me ta deri në fund të këtij sezoni.
Kujtojmë se Ibrahimaj ka qenë pjesë e klubit të Vikings në Norvegji.