Zyrtare: Ylli i Bayern Munichut transferohet në Kinë
Sulmuesi i Bayern Munichut, Sandro Wanger, e ka kompletuar kalimin te Tianjin TEDA në Superligën e Kinës, ka njoftuar sot klubi gjerman.
31-vjeçari kështu i ka dhënë fund qëndrimit 11-vjeçar me kampionin e Bundesligës, pasi vetë kërkoi të lirohej nga kontrata.
Drejtori i Bayernit, Hasan Salihamidzic, theksoi se Sandro e kishte kërkuar vetë largimin pas ofertës atraktive që klubi kinez ia ofroi.
“Sandro Wagner erdhi te në dhe na kërkoi ta lironim nga kontrata. Ai ka ofertë shumë atraktive nga Kina dhe ne ia kemi plotësuar kërkesën”, tha Salihamidzic.

Ai e ka falënderuar atë për kohën e kaluar në Bayern, duke ia uruar të gjitha të mirat në Kinë, transmeton expres.
“Ne e falënderojmë Sandron për kohën që e ka kaluar me Bayernin dhe i urojmë të gjitha të mirat dhe shumë suksese në të ardhmen në Kinë”, shtoi ai.