Zyrtare: Ylli spanjoll vendosë të pensionohet nga Kombëtarja e Spanjës
Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt, David Silva është penmsionuar nga futbolli internacional, transmeton IndeksOnline.
32-vjeçari e ka fituar dy herë Kampionatin Botëror dhe njëherë Kampionatin Evropian, duke bërë 125 paraqitje me ”Furinë e Kuqe”.
Ai tha se ishte shumë krenar për arritjet e tij me Spanjën dhe se vendimi për t’u pensionuar ishte ndër më të vështirët në karrierën e tij.
”Kam jetuar dhe ëndërruar me një Kombëtare, të cilën gjithnjë do ta kujtoj”, tha Silva./IndeksOnline/