75 Mall Live Search
16:34 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

ZYRTARE: Z Mobile Prishtina tërhiqet nga Liga Ballkanike

Z Mobile Prishtina ka marrë një vendim befasues duke u tërhequr nga Liga Ballkanike.

Ky vendim është konfirmuar nga faqja zyrtare Ligës Ballkanike, ku mes tjerash shkruan:

Klubi basketbollistik Z Mobile Prishtina i dërgoi një e-mail zyrtare duke njoftuar se menaxhmenti i klubit nuk mund të arrijë marrëveshje me Federatën e Basketbollit të Kosovës rreth programit dhe orarit të ndeshjeve në ligën lokale, por edhe në FIBA Europe Cup e BIBL, prandaj detyrohen të tërhiqen nga BIBL”, njofton Liga Ballkanike.

Liga Ballkanike njofton po ashtu se nuk do ta detyrojë asnjë ekip të marrë pjesë në konflikt me rregullat, andaj e respekton vendimin e klubit kosovar.

“Është vendim i KB Z Mobile Prishtina që të tërhiqet nga BIBL dhe ne e pranojmë kërkesën e tyre”, përfundon Liga Ballkanike, e cila i uron suksese Prishtinës në ligën vendore dhe në kompeticionet e FIBA-s. /IndeksOnline/