Zyrtare: Zaniolo, jashtë fushave deri më 2021

Lëndimi i Nicolo Zaniolos kundër Holandës po del të jetë fatal për lojtarin.
Italiani ka këputur një ligament në këmbën e majtë, transmeton Indeksonline.
Ai të mërkurën, do të hyjë në një operacion dhe procesi i rikuperimit pritet të zgjasë deri në shkurt të 2021-s.
Zaniolo pak muaj më parë u rikthye pas një lëndimi të rëndë që e la jashtë fushave për afro një vit./Indeksonline/