75 Mall Live Search
17:54 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Zeneli nënshkruan me Stade de Reims

Arbër Zeneli edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra franceze Stade de Reims.

Kjo është konfirmuar para pak çastesh nga klubi francez por edhe nga vet futbollisti i Kosovës.

Zeneli ka publikuar një postim në Instagram ku ka shkruar se është shumë i lumtur për këtë transferim.

Vlen të theksohet se muajin e kaluar Zeneli u shpall futbollisti kosovar i vitit, teksa është edhe golashënuesi më i mirë i Përfaqësueses së Kosovës, me 6 gola.

E me stil e ka prezantuar atë Stade de Reimsi me një video në Twitter, të cilën mund ta shikoni më poshtë. /IndeksOnline/