10:34 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Zhegrova futbollist i Baselit

Edon Zhegrova edhe zyrtarisht do të vesh fanellën e Baselit.

Lajmin e ka bërë të ditur KRC Genk përmes një njoftimi zyrtar, shkruan Indeksonline.

19 vjeçari është transferuar në Zvicër si huazim për një sezon e gjysmë me mundësi blerje.

Zhegrova u transferua në Genk në vitin 2017 dhe që atëherë ka zhvilluar 12 ndeshje zyrtare.

Zhegrova ka luajtur edhe gjashtë ndeshje me Kosovën duke shënuar dy gola. /IndeksOnline/