14:33 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Zidane njofton lëndimin e “Topit të artë”

Luka Modriq ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm për Zinedine Zidane në ndeshjet e ardhshme.

Mesfushori kroat ka pësuar lëndim muskular dhe ende nuk dihet se sa do të mungojë, shkruan Indeksonline.

Trajneri francez, do të ketë probleme në mesfushë pasi që edhe Jamesi nuk është 100% i rehabilituar nga lëndimi.

Reali është në telashe pasi që do të ketë tri udhëtime të vështira te PSG-ja, Sevilla dhe Atletico Madrid. /IndeksOnline/