Zyrtare: Zinchenko futbollist i ri i Arsenalit

Oleksandr Zinchenko edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Arsenalit.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit anglez, transmeton Indeksoline.
Zinchenko bëhet transferi i pestë në këtë afat kalimtar për Arsenalin pas transferimeve të Gabriel Jesus, Matt Turner, Marquinhos dhe Fabio Vieira.
Mbrojtësi ukrainas u transferua nga skuadra e Manchester Cityt për 32 milionë euro.
Zinchenko ka udhëtuar drejt Orlamdos në SHBA, ku i është bashkuar skuadrës së Arsenalit në përgatijet për sezonin e ri.
Ai është pritur ngrohtësisht nga futbollistët e Arsenalit e veçanarisht nga trajneri Mikael Arteta./Indeksonline/