21:20 / E Premte, 21 Maj 2021 / Blerim

Zyrtare: Zymer Bytyqi pjesë e Kombëtares së Kosovës

Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu e kanë pritur sot futbollistin Zymer Bytyqi, anëtar i skuadrës turke Konyaspor.

Gjatë këtij takimi Zymer Bytyqi ka konfirmuar vendimin e tij për ta përfaqësuar Kosovën.

Ai e ka falënderuar presidentin Ademi për interesimin e vazhdueshëm dhe është shprehur entuziast për projektin e Dardanëve.

Futbollisti ynë ka thënë që qysh moti e ka bërë këtë zgjedhje, ngase zemra gjithmonë i ka rrahur për fanellën dardane dhe tashmë pret me padurim ta japë kontributin e tij për Kosovën.