75 Mall Live Search
15:40 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

Zyrtare:Presidenti Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare

Ashtu siç raportoj edhe më parë IndeksOnline, presidenti i vendit ka ftuar për në ora 16:30  liderët e partive politike për të mbajtur një takim konsultativ .

Ndryshe sot Thaçi i ka shkruar edhe letrën e tij të pesë, liderit të VV-së Albin Kurti me anë të së cilës e ka njoftuar atë që nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Presidenti Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare

Prishtinë, 22 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare. Gazetarët, fotografët dhe kameramanët lejohen të qëndrojnë në hollin e Kuvendit. Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’iu dërgojë fotografi dhe pamje vizuale nga ky takim./IndeksOnline/