Zyrtarët amerikanë përsëri në Qeverinë e Kosovës
Në oborrin e Qeverisë së Kosovës po vërehet aktualisht prania e disa veturave të zyrtarëve amerikanë.

Indeksonline mëson se përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë në takim me delegacionin shtetëror për bisedimet me Serbinë.

Dy zyrtarët amerikanë dje kanë takuar presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj në një takim të përbashkët. /Indeksonline/