75 Mall Live Search
16:15 / E Diele, 16 Shkurt 2025 / FR

Zyrtarët austriakë: Sulmi në Austri ishte islamik

Zyrtarët austriakë kanë deklaruar se sulmi në Austri ku mbeti i vrarë një 14 vjeçarë dhe u plagosën pesë të tjerë ishte sulm islamik, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi të shtunën në Villach, një qytet afër kufirit me Italinë dhe Slloveninë, dhe tre nga ata që u plagosën mbeten në kujdesin intensiv, thanë autoritetet.

Një azilkërkues sirian 23-vjeçar, i cili u ndalua në vendngjarje, është akuzuar për vrasjen.

Ministri i Brendshëm, Gerhard Karner tha se një flamur i grupit të Shtetit Islamik ishte gjetur në banesën e tij.