Policët civil të Kosovës pajisen me rroba e këpucë elegante

Disa zyrtarë policorë të Kosovës shumë shpejt do të pajisen me rroba civile dhe këpucë elegante.
Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur të finalizojë kontratën e radhës, përmes prokurimit.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës për këtë furnizim ka qenë 1,156,600.00, transmeton IndeksOnline.

Për furnizim me këpucë elegante, Policia e Kosovës ka zgjedhur operatorin ekonomik “Solid”, nga Suhareka.
Ndërkohë që vlera e përgjithshme e kontratës, policisë së Kosovës do t’i kushtojë hiç më pak se 147 mijë e 840 euro.

Sipas prokurimit, kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj.
